Life StyleTë fundit

Zbulohet pseudonimi i stafit për Meghan Markle

Bashkëshortja e princit Harry të Anglisë, Meghan Markle, duket se nuk është shumë e pëlqyer nga stafi, madje ata i kanë vendosur një pseudonim aspak të këndshëm.

Mediat angleze shkruajnë se 37-vjeçarja e cila për pak ditë pritet të sjellë fëmijën e saj të parë, është etiketuar nga stafi si Me-gain.

Ky emër vjen nga një lojë fjalësh që bashkon “Me”, fillimin e emrit të dukeshës, dhe “gain”, që do të thotë fitim.

Po ashtu Meghjan është etiketuar si “jam gjithmonë unë, ose jam unë ajo që fitoj”.

Shumë nga stafi i Meghan janë pushuar brenda pesë muajsh, shkruan noa.al.

Jo vetëm kaq, por dukesha akuzohet se ka larguar nga Harry disa nga miqtë e tij të vjetër, si Tom ‘Skippy’ Inskip, i cili qysh në fillim e ka kundërshtuar martesën e shokut të tij me ish-aktoren amerikane