Veprat “Made in Gjushi”; PD, Ramës: Ja tek i ke prestigjatorët; I çon dot në burg?
Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike Jamarbër Malltezi ka postuar disa fotografi të ndërtimeve në Durrës e rrethinat e qytetit bregdetar, për t’iu përgjigjur akuzave që kryeministri Edi Rama i bëri dje Kryebashkiakut demokrat të Kavajës, Isa Sakja.
Rama e cilësoi atë si “pallatexhi” duke e akuzuar se ka nisur të ndërtojë edhe në rërë, por Malltezi thotë se kryeministri s’duhet të bëjë ambientalistin e nervozuar kur e di që ka në kampin e vetë një “prestigjator” si Vangjush Dako.
Duke i treguar shefit të qeverisë se ndërtimet në rërë janë “Made in Gjushi”, Malltezi nuk kursen në akuzat e tij as Elvis Roshin dhe Gentian Dajën.