Topalli: Zgjedhja është e thjeshtë mes një qeni dhe maskës së politikanëve
Ish-kryeparlamentarja, Jozefina Topalli, ka shijuar një fundjavë në bregdet së bashku me qenin e saj që e ka të pandashëm gjatë shëtitjeve të saj.
Edhe pse e shkëputur dukshëm nga jeta aktive politike, Topalli nuk është indiferente ndaj zhvillimeve të politikës së ditës.
Në një postim në Instagram,Topalli teksa krahason kafshët me maskat e politikanëve, thotë se zgjedhja është e thjeshtë.
“Victor Hugo pyeste:”Nëse shikon në sytë e një qeni, si mund të dyshosh se, ai nuk ka shpirt?”. … dhe pastaj, kur shikon maskën e disa politikanëve… zgjedhja është e thjeshtë.”