Të mërkurën seancë dhe protestë: Një tjetër kandidat i PD-së kërkon mandatin; PS propozim për reformën zgjedhore
Seanca parlamentare e radhës do të jetë të mërkurën.
Kështu ka vendosur maxhoranca në mbledhjen e grupit parlamentar duke caktuar orën 10:00 për nisjen e seancës, çka do të thotë se në të njëjtën kohë do të kemi edhe protestë të opozitës para parlamentit.
PS do të kërkojë në seancë shtyrjen me tre muaj të afatit të komisionit të posaçëm parlamentar të reformës zgjedhore.
Kurse selia blu bën me dije se opozita do të protestojë sërish para Kuvendit.
Degët e Tiranës dhe disa qytete përreth janë njoftuar që të jenë në gadishmëri për protestën.
Ndërkaq nga lista shumëemërore e kandidatëve të PD për zgjedhjet e 2017 vijon aplikimi për deputetë.
Kështu Halil Jakimi, kandidat i PD-së në qarkun Dibër ka dorëzuar në KQZ formularin e dekriminalizimit.
Fraksion.com