AktualitetPolitikëTë fundit

Soreca: Shqipëria ende sfida në fushën e ligjit; Koha të punojnë të gjithë për integrimin

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luiggi Soreca, ndërsa ka kujtuar 10-vjetorin e marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, ka theksuar edhe njëherë se është koha për bashkim në mënyrë që vendi të shkojë përpara për integrimin në BE.

Në një postim në Tëitter, Soreca shkruan se ndonëse vendi ka bërë përparim të dukshëm në këto 10 vite, ka ende shumë sfida, duke theksuar veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit.

“10 vjet më parë, më 1 Prill 2009, hyri në fuqi Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri dhe Shqipëria filloi zyrtarisht udhëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian. Në këto dhjetë vjet, Shqipëria ka bërë përparim të prekshëm në shumë fusha.

Ende ka shumë sfida, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit. Tani është koha që të gjitha institucionet shtetërore, partitë politike, shoqëria civile, sektori privat, të gjithë njerëzit të punojnë së bashku për të nxitur më tej vendin, edhe në pikëpamje të vendimit të ardhshëm të qershorit”, shkruan Soreca./b.l/noa.al/

 

Fraksion.com

Transmetuar 01-04-2019, 15:03
Rreth 91 kilogramë marijuanë janë kapur ditën e sotme në kufirin greko-shqiptarë, ndërsa u vu në pranga edhe një 60-vjeçar grek. Droga u kap në vendin e quajtur Mazi, Konicë në Janinë. Policia ndaloi mjetin që vinte nga kufiri gjelbër dhe brenda tij u gjetën 56 pako me 91 kg e 200 gram marijuanë. Veç marijuanës u sekuestruan edhe 170 euro dhe një telefon celularë. Policia