Life StyleTë fundit

Rezarta publikon klipin e ëmbël familjar; Në qendër Nexhmije Hoxha

Prej kohësh këngëtarja Rezarta Shkurta është angazhuar në realizimin e fotografive artistike, ku në qendër të tyre janë kryesisht fëmijët.

Por ajo eksperimenton edhe me video, dhe kësaj radhe në qendër të saj ka vendosur familjen.

Videoja që noa.al sjell më poshtë, e publikuar nga Rezi, tregon momentin teksa vajza e këngëtares Hera, shkon dhe përqafon gjyshen e të atit, Nexhmije Hoxhën.

Më pas videoja vazhdon me të shoqin Ermal Hoxha, i cili përqafon gjyshen e tij dhe më tej Ilir Hoxha me të ëmën Nexhmijen.

Por pjesë e këtij klipi është bërë edhe Rezarta, e cila shihet teksa përqafon gjyshen e të shoqit, bashkëshorten e liderit komunist, Enver Hoxha.

“Nuk ka lumturi më të madhe nga thellësia e shpirtit për mua si nënë, që vogëlushja ime ka këto kujtime të paçmueshme me stërgjyshen e saj, që numëron denjësisht 98 vite. Familja është trashëgimia më e shtrenjtë. Hera Hoxha”, shkruan Rezarta.