Rama: Shërbim shëndetësor falas për dritën e syve; Reforma vazhdon…
Kryeministri Edi Rama është ndalur sot në reformën që po ndërmerret në rrugën e gjatë e të vështirë të kalimit të shëndetësisë nga errësira mesjetare e pesë viteve më parë drejt Shqipërisë që duam.
“Mirëmëngjes dhe me një shërbim të ri shëndetësor falas për dritën e syve të më të moshuarve, falë reformës që vazhdon duke hedhur një hap çdo ditë , në rrugën e gjatë e të vështirë të kalimit të shëndetësisë sonë nga errësira mesjetare e pesë viteve më parë, në Shqipërinë që duam për fëmijët tanë, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.
Reforma në shëndetësi po vijon çdo ditë dhe falë saj, një tjetër shërbim i ri shëndetësor falas ofrohet për të moshuarit dhe kategoritë në nevojë.
Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka filluar të aplikohet vendosja e lentes, ose e kataraktit, e cila deri dje i kushtonte çdo qytetari që kishte nevojë për këtë shërbim, 700 dollarë.
Nga muaji janar 427 pacientë kanë përfituar ndërhyrjen në sy dhe lentet falas. Në këtë mënyrë ulen shpenzimet nga xhepi dhe zgjerohen shërbimet shëndetësore pa pagesë për qytetarët.
Një pacient e konsideroi këtë shërbim një punë të mirë e kësaj qeverie, pasi përfitohet falas.
Një qytetar i cili kishte sjellë të atin për lentet e syrit, tha se shërbimi u krye komplet falas, pas asnjë lloj detyrimi.
“Pasi hyra në operacion vura dhe lenten. Më parë shkonin të afërmit në farmaci, më duket se kushtonte 250 mijë lekë, ndërsa tani nuk e paguan”, thotë një tjetër pacient.
Ndërsa një tjetër qytetar thekson se “kam sjellë babin ka bërë operacion syrin, çdo gjë falas”.
Një tjetër pacient falënderoi qeverinë, pasi ka bërë këtë shërbim falas. “Nuk më ka marrë njeri asnjë lekë”.
Postimi i z Rama:
MIRËMËNGJES 😃
dhe me një shërbim të ri shëndetësor falas për dritën e syve të më të moshuarve, falë reformës që vazhdon duke hedhur një hap çdo ditë , në rrugën e gjatë e të vështirë të kalimit të shëndetësisë sonë nga errësira mesjetare e pesë viteve më parë, në Shqipërinë që duam për fëmijët tanë, ju uroj një javë të mbarë 🌹”
Fraksion.com