Rama: Kalimi i universiteteve në një stad tjetër; Kush nuk e bën…
Biblioteka dixhitale do të jetë në dispozicion të të gjitha universiteteve publike. Por kryeministri Edi Rama sot kur e ka prezantuar atë para studentëve nuk ka lënë pa prekur as kërkesat e parashtruara në protestat e dhjetorit.
Kryeministri tha se ka tre pika jetike, që do të bëjnë kalimin e universiteteve në një stad tjetër, ku një ndër to është edhe vlerësimi i titujve akademikë.
“Unë e kamë thënë edhe herë tjetër dhe nuk është sekret që për sa na takon kemi rezerva të konsiderueshme lidhur me drejtimin e Universitetit të Tiranës. Është koha për të adresuar inkopetencvën e plotë dhe mungesën e vullnetit alarmante të konstatuar në raport edhe me gjithçka që ne kemi bërë për të aderesuar ankesat e studentëve. Ka ardhur koha të hapim një proces transparent për të adresuar këtë problem rektorati i Universitetit të Tiranës është vendi ku duhen të adresohen probelmet dhe jo të krijohen.
Ne nuk mundet të ecim dhe të shkojmë asgjëkundi për të adresuar tre pika që mbeten në ajër që janë aspekte jeteike për kalimin e univeristetit në një stad të ri. Transparenca e titujve akademikë, është diçka që ministria nuk e bën dot vetë. Duhet ta bëjë çdo universitet. Nuk mund të ndërmerret kur rektorati i Universitetit të Tiranës bën sikur nuk dëgjon duke krijuar hapësirë për çoroditke
Së dyti vlerësimi nga ana e studentëve për performacën e pedagogëve, një kërkesë legjitime. Nuk po ndodh nuk shohim asnjë shenjë.
E treta shqetësimi i studentëve për tregun e shitje së librave të pedagogëve në kërkim të notës. As kjo nuk po adresohet asgjëkundi.”
Kryeministri iu rikthye edhe njëherë temës së vlerësimit të performancës së pedagogëve, pasi sipas tij duhet bërë njëherë e mirë ndarja e pedagogëve sharlatanë “doktor shkencash” nga ata që meritojnë të gjithë respektin për dijet dhe punën që bëjnë.
“Ajo që është më shqetësuese të studimeve të larta është që duke mos ndarë pedagogët që meritojnë vendin që kanë nga sharlatanët që paraqiten si doktorë shkencash duke marrë më qafë studentët, sot ne nuk vendosim Universitetin në bazat e duhura për të pasur nesër një standart tjetër, këto janë çështje të patjetërsueshme. Ne do të ndërtojmë infrastrukturën e re të universitetit”, shtoi shefi i ekzekutivit.
Rama theksoi se në universitet duhen bërë ndryshime radikale, ndërsa fajësoi rektoratin për disa problematika që hasen në fakultete.
“Mund të ndërtojmë dhe do ndërtojmë të gjithë konviktet. Nëse nuk zgjidhim problemin e mendjes brenda universitetit dhe nëse nuk krijojmë ndarjen mes atyre që janë realisht njerëzit e duhur në vendin e duhur me ata që janë sharlatanë ne nuk kemi bërë atë që duhet për ta vendosur arsimin e lartë në një bazë të re dhe këtë duhet ta bëjë universiteti. Unë shpresoj të mos lindë nevoja që ne të ndërhyjmë në ligj. Po pres me durim të shohim që ky proces të hapet dhe kush kujton se kjo do harrohet e ka gabim. Kush kujton se do kërcënojë Qeverinë me inskenim e protestash që turbullojnë gjendjen e brendshme të universiteteve e ka gabim. Të treja ato që thash do të ndërhymë t’i bëjmë vetë, duke marrë kompetencat që sot i ka universiteti, por kjo nuk është më e mira që mund të bëjmë. Kjo duhet marrë nga universitetet”, tha Rama.
Fraksion.com