Korçë: 11 të prekur nga fruthi; Mes të cilëve dy foshnje
Situata e fruthit në qytetin e Korçës sa vjen e rëndohet.
Të paktën 5 persona të tjerë rezultojnë të jenë prekur së fundi nga virusi vdekjeprurës, pas zbulimit së Bulgarecit, si vatër e kësaj sëmundjeje në qytetin juglindor.
Të prekurit e fundit janë që të gjithë të grupmoshave 19 deri 29 vjeç, apo të lindur mes viteve 1980-’90, të cilëve prej kohësh iu është bërë thirrje të rivaksinohen për fruthin.
Gjithsej në Korçë janë prekur 11 vetë në tri ditët e fundit, dy prej të cilëve janë foshnje nën 1 vjeç, që janë nisur me urgjencë drejt Tiranës për kurim më të specializuar.
Fraksion.com