Life StyleTë fundit

Kërkoi divorcin katër ditë pas martese; Aktori: Nuk e bëra me ndërgjegje, isha i dehur

Nicolas Cage është shprehur se ishte shumë i dehur kur u martua fundjavën e kaluar me Erika Koike.

Aktori i famshëm bëri kërkesën gjyqësore për tu martuar me partneren e tij në Clark County, Nevada, fundjavën e kaluar dhe lidhi nyjë në të njëjtën ditë me Erika Koike.

Megjithatë katër ditë pas firmosjes së dokumenteve , ai paraqiti një kërkesë për anulimin e dasmës.

Në dokumentet e paraqitura në gjykatë, ai pretendon se nuk ishte mjaftueshëm esëll sa për tu martuar.

Ai tha se nuk e kishte kuptuar “deri në atë masë sa po martohej me Koike dhe ishte i paaftë për të rënë dakord për martesën”.

Avokati i aktori u shpreh: “Para se të merrnin licencën e martesës dhe të bënin ceremoninë Cage dhe Koike ishte të dy të dehur. Për shkak se ishte i dehur, kur Koike i kërkoi Cage të martoheshin, ai veproi në mënyrë impulsive dhe ishte i paaftë për të atë që po bënte.”

Çifti janë në një lidhje prej vitesh dhe raportohet se Koike ka rënë dakord me vendimin e aktorit për anulimin e martesës.

Burime thonë se Caige dhe Koike mendojnë se martesa ishte një gabim.