Moderatorja sportive Ilda Bejleri ka marrë një mesazh në “Instagram” nga ish-kampion i Botës në futboll me Gjermaninë, Lukas Podolski.
Gazetarja e “Supersport” postoi ditën e djeshme pjesë nga intervista e realizuar me Xherdan Shaqirin, disa vite më parë, gjatë kohës që mesfushori nga Gjilani ishte pjesë e Interit.
Asokohe në shoqërinë e Shaqirit ishte dhe Podolski, i cili nuk nguroi të përshëndeste në kamerën e “Supersport”.
Ilda risolli dhe njëherë në vëmendjen e fansave takimin me ta, ndërsa Podolski nuk ka nguruar t’i bëjë “replay” duke i dërguar disa “emoji” di duket për t’i kujtuar se intervista i ka lënë mbresa.
“Hahaha faleminderit, mendoj që është koha për një intervistë tjetër”, ia kthen moderatorja simpatike.