AktualitetRajoniTë fundit

Itali: Shkatërrohet grupi i trafikut të drogës; Dy shqiptarë mes të arrestuarve

Një operacion antidrogë i policisë italiane i kryer në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne ka shkatërruar një grup kriminal, të përfshirë në fushën e trafikut të lëndëve narkotike.

Operacioni i koduar “Sfizio”, u shtri në zonat e Abruzzo, Emiglia Romana, Messina dhe Calabria.

Bëhet fjalë për shkatërrimin e një grupi të drejtuar nga një familje siçiliane, më konkretisht nga babai dhe dy djemtë.

Gjatë këtij operacioni u vunë në pranga shtatë italianë dhe dy shqiptarë, të cilët furnizoheshin me marijuanë nga shqiptarë dhe italian të provincës së Abrruzo, për ta shitur më tej lëndën narkotike në Itali.

Mësohet se lënda narkotike shpërndahej në korrierë të tregjeve lokale.

Në vijim të hetimeve policia ka sekuestruar disa ngarkesa droge, me sasi nga 55 kilogramë secila.

Kështu janë arrestuar në kushtet e flagrancës duke udhëtuar me mjete ku kishin fshehur lëndën narkotike, dy korrierët B.M., dhe R.G.

 

Fraksion.com