Hapet Tempulli i parë Mormon në Romë
Roma, zemra e kristianizmit ka tani edhe një Tempull Mormon. E gjithë udhëheqja e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme për her të parë u mblodhën jashtë Shteteve të Bashkuara për inaugurimin e tempullit të tyre në qytetin e përjetshëm. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Sabina Castelfranco njofton nga Roma.
Mormonët italianë janë shumë të kënaqur me tempullin e tyre të ri, për të cilin u deshën 10 vjet të ndërtohej. Përfaqësuesi i Kishës Mormone në Itali, Alessandro Dini-Ciacci, tregon me krenari ambjentet e kishës.
“Roma është qendra e kristianizmit. Këtu janë apostujt Peter dhe Paul, apostujt e hershëm të Kishës së Krishtit, erdhën të luten dhe të japin dëshminë e tyre”, thotë ai.
Brenda qendrës së vizitorëve, statujat prej mermeri të Jezu Krishtit dhe 12 apostujve mirëpresin ata që duan të mësojnë më shumë për mormonët dhe besimin e tyre.
Është një tempull luksoz, që mormonët e quajnë. “shtëpinë e Zotit”, ku do të mblidhen familjet mormone për ceremonitë përfshirë pagëzime dhe martesa.
“Tempulli është ndëtuar me materialet më të mira, është shumë i sofistikuar, ashtu si edhe dashuria që japim ne. Demonstrimi i dashurisë sonë për Shpëtimtarin tonë dhe atin e tij. Prandaj dhe ne zgjodhëm materialet më të mira.
Ka mermer të Karrarës, qelq të ngjyrosur, pëlhura të shtrenjta. E gjitha është një nderim për atin tonë në qiell”, thotë përfaqësuesi i Kishës Mormone të Italisë, Dini-Ciacci.
Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, u themelua në vitin 1830 në shtetin e Nju Jorkut, nga Joseph Smith, që pretendoi se i ishte shfaqur Zoti.
Anëtarët e saj besojnë se Kisha Mormone, e kthen kristianizmin në formën fillestare në kohën e apostujve të Jezu Krishtit.
Në zemër të tempullit. është një pishinë e vogël, që përdoret pagëzime, ku anëtarët e Kishës anëtarët e kishës mund të pagëzojnë, paraadhësit e tyre të vdekur.
Mormonët ndjekin Dhjetë Urdhëresat, përfshirë ligjin e së dhjetës që u jep atyre mundësi të paguajnë për tempujt dhe operacionet humanitare.
“Ne u kërkojmë njerëzve që t’i trajtojnë trupat e tyre si tempuj. Pra u kërkojmë që të mos i ndotin me droga apo pije alkoolike. U kërkojmë të mos pinë duhan. Kjo është ajo që ne besojmë se iu shfaq njërit prej profetëve për të mirën e anëtarëve tanë”, thotë Dini-Ciacci.
Vetëm anëtarët që zbatojnë të gjitha rregullat, mund të hyjnë në sallat e brendshme të tempullit. Brenda tyre ata ndërrohen dhe vishen me të bardha, një simbol i besimit të tyre se gjithkush është i barabartë para Zotit.
Fraksion.com