AktualitetPolitikëTë fundit

Financimi i partive; ‘Ligjet’ miratojnë rezolutën për KQZ-në

Situata e krijuar si pasojë e hetimeve mbi financimet të dyshuara të Partisë Demokratike, ka bërë që Kuvendi t’i ngarkojë KQZ-së detyrën për kontroll më të rreptë të shpenzimeve dhe kontributeve në adresë të forcat politike.

Në projektrezolutën e diskutuar nga Komisioni i Ligjeve, theksohet se KQZ përveç hartimit të metodologjisë së kontrollit të financave, duhet ta ndjekë në detaje këtë çështje.

Projektrezoluta që mori mbështetjen e deputetëve socialistë në Komisionin e Ligjeve do kalojë për votim në seancën parlamentare të ditës së mërkurë.

Më i drejtpërdrejtë në adresimin e kontrollit të financave ishte socialisti Alket Hyseni, sipas të cilit në document duhet theksuar problematika e financimit të partive.

 

Fraksion.com