Agjenda; Shefi i NATO-s në Uashington DC
Vizita e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s në Shtetet e Bashkuara për të festuar përvjetorin e 70-të të NATO-s
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara, Uashington DC, më 2-4 prill 2019. Sekretari i Përgjithshëm do të kryesojë takimin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s (3-4 prill 2019), në festimin e 70-të të përvjetorit të Aleancës, dhe do të ketë një seri angazhimesh përpara takimit ministror.
Më 2 prill 2019, Sekretari i Përgjithshëm do të ketë një takim dypalësh me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë.
Më 3 prill, z. Jens Stoltenberg do të drejtojë një Takim të Përbashkët të dy Dhomave të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, në Capitol Hill. Sekretari i Përgjithshëm do të takohet gjithashtu me Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Nancy Pelosi, dhe liderë të tjerë bipartizanë.
Në të njëjtën ditë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s do të mbajë një fjalim në konferencën “NATO angazhohet: Aleanca në 70”, bashkëorganizuar nga Këshilli Atlantik, Fondi Marshall i Gjermanisë dhe Konferenca e Sigurisë në Munih në partneritet me Divizionin e Diplomacisë Publike të NATO-s.
Stoltenberg gjithashtu do të ketë një takim dypalësh me Sekretarin e Shtetit, Michael R. Pompeo.
Në mbrëmje, Sekretari i Përgjithshëm do të marrë pjesë në një pritje të organizuar nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Michael R. Pompeo, për të festuar përvjetorin e 70-të të NATO-s.
Më 4 prill, Sekretari i Përgjithshëm do të kryesojë mbledhjen e Këshillit të Atlantikut të Veriut në sesionin e Ministrave të Punëve të Jashtme në Departamentin e Shtetit.
Fraksion.com