AktualitetTë fundit

Shqipëria 10 vjet në NATO; Sot në Tiranë aktivitete të rëndësishme

Në 10-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut sot do të mblidhen në Tiranë përfaqësues nga 29 vendet të cilat janë pjesë e kësaj organizate.

Në kujdesin e Ministrisë së Mbrojtjes, në kryeqytetin shqiptar do të zhvillohen një sërë aktivitetesh të nivelit të lartë. Prej orës 11:00 në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë do të mbahet një nga aktivitetet kryesore.

Aty janë ftuar të marrin pjesë: ministra të Mbrojtjes dhe shefa shtabesh të vendeve anëtare dhe komandave të NATO-s, ambasadorë, atashe të akredituar në vendit tone, parlamentarë, flamurtarë të vendeve anëtare të NATO etj.

 

Fraksion.com