Pronat në Himarë; Tsipras mesazh Tiranës zyrtare
Kryeministri i Greqisë Alexis Tsipras ka reaguar për pronat e minoritetit grek që jetojnë në Himarë. Gjatë samitit mes katër shtetesh të zhvilluar në Bukuresht, konkretisht mes Greqisë-Rumanisë-Serbisë-Bullgari, kreu i qeverisë greke tregoi se Shqipëria und të përballet me sanksione.
“Kohët e fundit po shikojmë zhvillime që nuk na pëlqejnë. Sot mësova që ka pasur një zhvillim negativ në lidhje me minoritetin grek. Nëse është e vërtetë, do të jetë një zhvillim shumë negativ. Një çështje që fatkeqësisht neve nuk na jep optimizëm drejt perspektivës europiane. Nëse informacioni që kemi është i vlefshëm, nuk ekzistojnë parakushte për të ecur në këtë drejtim. Shpresoj të jem i gabuar. Sepse dëshira e të gjithëve është që hapat drejt perspektivës evropiane të bëhen realitet. Por, ne çdo shtet e shikojmë veç e veç”, tha ai.
Ai mes tjerash tha se këto informacione duhet të verifikohen dhe nëse prej tyre del se gjithçka është e vërtë, atëherë Greqia do të bëhët pengesë për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bshkimin Europian, proces ky që pritet të ndodhë gjatë muajit qershor.
Fraksion.com