FARSH: Politika e angazhimit dhe pjesëmarrja në misione paqeruajtëse
Në kuadër të angazhimeve politike të Republikës së Shqipërisë, në luftë kundër terrorizmit, Forcat e Armatosura janë angazhuar dhe marrin pjesë aktive në operacione ndërkombëtare, në misione të ndryshme jashtë vendit, si pjesë e pandarë e operacioneve të drejtuara nga NATO, BE, OKB dhe koalicionet e përbashkëta të partnerëve tanë strategjike. Më 9 shtator 1996, FARSH kanë filluar misionin e parë në Bosnje-Hercegovinë. Numri i trupave pjesëmarrëse në Operacionet e Mbështetjes së Paqes (OMP) është rritur, ashtu siç është rritur edhe gjeografikisht numri i vendeve apo rajoneve ku ato kanë kryer operacione.
Pjesëmarrja e FARSH në misione paqeruajtëse dhe luftarake buron nga misioni kushtetues i FARSH dhe baza ligjore e përcaktuar për secilin kontribut në misione paqeruajtëse apo luftarake.
Kontribute të FARSH, në operacione ushtarake të drejtuara nga NATO, BE dhe OKB, nga muaji shtator i vitit 1996 dhe deri në muajin dhjetor 2017 (grafiku), janë gjithsej 6863 ushtarakë.
Forcat e Armatosura janë aktualisht të angazhuara në misione paqeruajtëse dhe luftarake në Afganistan, në detin Egje, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Mali dhe eFP Letoni.
Forcat e Armatosura kanë përfunduar misionet paqeruajtëse në Irak, Çad dhe Gjeorgji, si dhe kanë tranzituar me sukses nga misioni ISAF në atë RSM në Afganistan.
Shpërndarja gjeografike e kontributit të FARSH në operacione ndërkombëtare e misione:
Fraksion.com