AktualitetPolitikëTë fundit

Vettingu në polici, Lleshaj: Kostoja, 3 milionë dollarë

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj tha nga Parlamenti se kostoja e procesit të vettingut në polici do të jetë 3 mln dollarë. Ai sqaroi se ky proces do të jetë i ndarë në 3 faza dhe 393 persona do të merren me këtë proces.

“Ndërkombëtarët vijojnë të mbështesin reformat në vendin tonë. Pa një reformim të policisë, reforma në drejtësi nuk do të ishte e plotë. Vettingu në polici do të jetë i ndarë në tre faza, ku 393 persona do të merren me këtë proces. 13 mijë punonjës, bashkë me Gardën, do ti nënshtrohen vettingut. Ndryshimet e kërkuara, përshpejtojnë procesin, nuk e cënojnë atë dhe kostoja e këtij procesi do të jetë 3 mln dollarë”.

 

Fraksion.com