AktualitetPolitikëTë fundit

Takimi i Lleshaj me ministrin holandez; Protestuesit tentojnë të thyejnë perimetrin e sigurisë

Mbështetësit e opozitës u grumbulluan para Ministrisë së Brendshme, ndërkohë që në këtë institucion pritej hyrja e ministrit të Jashtëm të Holandës dhe delegacionit që e shoqëronte.

Protestuesit kanë tentuar të çajnë kordonin e Policisë së vendosur aty për të garantuar sigurinë e delegacionit të huaj.

Pas momenteve tensioni, delegacioni holandez ka mundur të futet në Ministrinë e Brendshme pa asnjë incident.

Ndërsa një pjesë e protestuesve kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë tek Ministria e Brendshme, disa qytetare janë ndaluar nga punonjëset e policisë, për t’i larguar menjëherë nga rrethimi i sigurisë së krijuar për mbërritjen e delegacionit holandez.

Krah protestuesve ishte edhe ish-deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi e cila e cilësoi dhunë përpjekjen e policisë për të pastruar perimetrin e sigurisë.

Holanda ka qenë një ndër vendet skeptike për zgjerimin e Bashkimit Europian dhe hapjes së negociatave.

 

Fraksion.com