AktualitetPolitikëTë fundit

Protestuesit “shpërngulen” para Ministrisë së Brendshme; Spërkatet me bojë ministria

Pas disa përplasjesh me efektivët, militantët e udhëhequr nga Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi janë tërhequr nga Kuvendi.

Ata i janë drejtuar Ministrisë së Punëve të Brendshme ku po qëndrojnë prej disa minutash.

Pikërisht para saj u është bashkuar edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Numri i tkurrur i protestuesve dhe rezistenca e pakët e ka bërë të panevojshëm përdorimin e gazit lotsjellës nga ana e policisë në këtë protestë.

Ndërkohë që disa militantë kanë hedhur bojë të zezë ndaj mureve të Ministrisë.

 

 

Fraksion.com