AktualitetPolitikëTë fundit

Protesta e opozitës; Rrethohet pedonalja

Policia e Shtetit ka marrë masat për ruajtjen e Parlamenti dhe për ruajtjen fizike të deputetëve të Kuvendit, pasi sot opozita do të zhvillojë protestën e radhës.

Edhe në këtë seancë, përfaqësuesit e maxhorancës, por edhe deputetët e rinj opozitarë do të hyjnë nga pedonalja, e cila është rrethuar me efektivë të Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës.

Godina e Parlamentit do të vijojë të jetë e rrethuar me kamera për të fiksuar të gjithë protestuesit e opozitës që mund të shfaqin shenja dhune.

Gjithashtu, dera që lidh selinë e Partisë Demokratike me sallën e Parlamentit do të vijojë të jetë e bllokuar edhe përgjatë ditës së sotme.

Fraksion.com