Manja: Të dënohet penalisht kushdo që godet dhe dëmton imazhin e policit
Ndryshimi i ligjit për Vetingut në polici nuk e ndalon procesin dhe as nuk e prek substancën e kritereve të vlerësimit, por i jep kompetencë SHBÇA -së të jetë strukturë e përhershme për vlerësimin e afro 13 mijë punonjësve të Policisë dhe Gardës”, tha sot dDeputeti i Partisë Socialiste, Ulsi Manja, gjatë diskutimin për projektligji për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin për policinë .
Manja tha se “këto ndryshime kanë ardhur në kohën e dukur dhe momentin e duhur si tregues i qartë i reflektimit dhe i përgjegjshmërisë së kësaj mazhorance për të përfunduar me sukses procesin e Vetingut për afro 13 mijë punonjës të policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës në të gjitha nivelet”.
“Ndryshimi i ligjit nuk e ndalon procesin e Vetingut dhe as nuk e prek substancën e kritereve të vlerësimit dhe as të procedurës që duhet ndjekur por sjellë ndryshime në mekanizmin e zbatimit të ligjit”, theksoi ai.
Po ashtu Manja sqaroi se “Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit do të bëjë Vetingut e SHBÇA dhe të gradave të larta të në Policinë e Shtetit dhe të Gardës, sipas procedurës të zbatuar në ligj dhe në fazën e dytë, ligji ngarkon SHBÇA si strukturë e përhershme pranë Ministrisë së Brendshme të marrë kontributet e Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit dhe me të njëjtat standarde ligjore të bëjë në mënyrë dinamike Vetingun e të gjithë trupës policore dhe të gardës afërsisht rreth 12 mijë efektiv policorë të ndarë sipas gradës duke i kursyer buxhetit të shteti 260 milion lekë dhe duke minimizuar kostot shtesë”.
Me tej, Manja shpjegon se “ky proces është në shërbim të vetë trupës së policisë për të larguar nga vetja ata element që njollosin figurën dhe imazhin e uniformës duke shkelur betimin e bërë. Për të hequr nga vetja pisin e baltës së padrejtë të opozitës mbi policinë e shtetit dhe për të mbajtur të paprekur të pa cenuar imazhin e Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës që i ka dhënë ruajtjes së rendit kushtetues jo pak, por gjakun e pastër të njerëzve të këtij kombi, jetën e qindra policëve të vrarë me krimin dhe jo në pak raste edhe për shkak të politikës së mbrapsht në këto 28 vite tranzicioni”.
“Sot do ta votojmë këtë ligj në një situatë të ndezur politike e cila ka përfshirë në botën e saj të absurdit, padrejtësisht prej më shumë se një muaj Policinë e Shtetit duke e vënë në shënjestër dhunën, thjeshtë dhe vetëm se përpiqet të bëjë detyrën në mbrojtje të institucioneve të shtetit dhe rendit kushtetues. Këto ndryshime ligjor i japin Policisë dhe Gardë mbështetje në përmbushjen e tyre, dhe gjej rastin t’u them se shumë shpejt do vijë në Kuvend një paket e re masash ligjore për ndryshime në Kodin Penal, që jo vetëm do ashpërsoj masat e dënimit për këdo që godet forcat e policisë në krye të detyrës por do të dënohet penalisht çdo sjellje që dëmton imazhin e policit. Për ne, cenimi i figurë së policisë është cenimi i vetë shteti”, tha Manja.
Fraksion.com