Live, para Kuvendit, protesta; Mbështetësit e opozitës dhunojnë Policinë
Ka nisur paraditen e sotme seanca plenare e rradhës në Kuvendin e Shqipërisë.
Në fillim të seancës është bërë edhe betimi i dy deputetëve të rinj të opozitës të cilët pranuan mandatet. Bëhet fjalë për Adriatik Alimadhin dhe Arben Beqirin. Ndërkohë që deputetja e re Amra Borova pritet të betohet seancën e ardhshme pasi ka munguar ditën e sotme.
Ndërkohë që protestues të opozitës janë përplasur që në fillim me policinë. Së pari është tentuar të pengohet vizita e ministrit holandez të Drejtësisë në MPB.
Më pas, dhjetëra militantë janë përplasur edhe me kordonin e policisë para Kuvendit. Nga raportimet LIVE janë parë sende të forta dhe mjete piroteknike të hedhura ndaj efektivëve të rendit.
Më herët, kryedemokrati Lulzim Basha kërkoi angazhim maksimal nga drejtuesit politikë më të lartë në PD.
Kjo është protesta e 7-të që opozita zhvillon për largimin e Kryeministrit Edi Rama në harkun kohor të 40 ditëve.
Fraksion.com