Kryemadhi mesash të koduar Bashës; I kujton gabimet
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi mori fjalën në protestën e opozitës, në një moment tensioni ku turma po tentonte çante kordonin e policisë dhe i drejtoi një mesazh të koduar aleatit të saj Lulzim Basha.
Duke theksuar se djegia e mandateve ishte një “mea-cupla” e opozitës për tolerimet që i ka bërë Edi Ramës në 6 vite, Kryemadhi i kujtoi Bashës se ai ka bërë shumë gabime në të shkuarën.
“Kemi shumë punë për të bërë. Ne kemi bërë shumë gabime si opozitë. Duke filluar nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha”, tha kryetarja e LSI, duke iu referuar këtu marrëveshjes së 17 Majit 2017 midis kreut të PD dhe Edi Ramës.
Ndoshta paralajmërimi i Kryemadhit për Bashën me subjekt “mospërsëritjen e gabimeve” lidhet edhe me lëvizjet nën rrogoz të kryetarit të PD, që media ka zbuluar së fundmi.
Kujtojmë se vetëm në protestën e javës së shkuar të opozitës u përfol për një takim Basha-Rama në aeroportin e Vjenës, ndërkohë që dy ditë më parë lideri i opozitës raportohet të ketë shkuar fshehtas në zyrën e Presidentit Ilir Meta.
Fraksion.com