AktualitetNATO/BETë fundit

Ja pretendentët që do t’i zinin vendin Theresa May-t

Theresa May njoftoi dje se do të largohet nga funksionet e saj si kryeministre para fazës së ardhshme të negociatave të Brexit.

Po kush do të ishte kandidatura e mundshme që do të zinte vendin e lënë bosh pas ikjes të saj? Më poshtë vijon një listë me pretendentë të shpallur ose të mundshëm për zëvendësimin e saj brenda Partisë Konservatore.

Boris Johnson, rivali i përjetshëm

Ish-kryebashkiaku i Londrës ishte një prej artizanëve të mëdhenj të fitores së Brexit në referendumin e qershorit 2016. I emëruar ministër i Punëve të Jashtme nga Theresa May, ai nuk ka reshtur së kritikuar strategjinë e saj në negociatat me Brukselin, para se të largohej nga qeveria për të mbrojtur idenë  enjë ndarje të ashpër me BE-në. Ai shihet si favoriti kryesor edhe nga bastevënësit.

Michael Gove, shpirti rebel

Ministër i Mjedisit dhe kundërshtar i betuar e materialeve plastike, ky euroskeptik 51-vjeçar luajti një rol të kujdesshëm për mbështetësit e Brexit në qeverinë e May. Mbështetës i Boris Johnson gjatë fushatës për referendum në vitin 2016, Michael Gove nuk e mbështeti më në çastin kur Johnson po përgatitej të merrte kreun e qeverisë, duke prezantaur kandidaturën e vetë.

Në këtë çast, ai mund të shfaqet si një kandidat i konsensusit falë pozicioneve të tij të zbutura.

Jeremy Hunt, mbështetësi i ri i Brexit

Në moshën 52-vjeçare, ministri i Punëve të Jashtme kishte mbështetur qëndrimin në BE në vitin 2016, para se të ndërronte mendim, i zhgënjyer nga qasja arrogante e Brukselit në negociata.

Dominic Raab, ujku i ri

I emrëuar ministër i Brexit në korrik, Dominic Raab kishte dhënë dorëheqjen katër muaj më pas, në mosmarrëveshje me Theresa May në lidhje me marrëveshjen e largimit nga BE-ja të arritur me Brukselin, duke e gjykuar të keq për ekonominë dhe demokracinë britanike.

Mjeshtër në karate, ish-avokat i specializuar në të drejtën ndërkombëtare, euroskeptik i pastër, ai është pjesë e gardës së re të konservatorëve.

Sajid Javid, kundërshtari i Brexit

Ish-bankier dhe djal i një shoferi pakistanez autobusësh, Sajid Javid, 49 vjeç, është një figurë me influencë në Partinë Konservatore.

Mbështetës i thaçerizmit dhe tregut të lirë, ku ish-euroskeptik u reshtua kundër Brexit në çastin e referendumit.

Të jashtmit

Amber Rudd : mbështetëse e ardhjes në pushtet të Theresa May, ajo bëri emër duke trashëguar protofolët e Ministrisë së Brendshme, më pas të Punës. Por reputacioni i saj për eurofile mund ta dëmtojë.

Jacob Rees Moog : shumë aktiv muajt e fundit, shef i “European Research Group”, një grup shumë influent me deputetë euroskeptikë, është bërë një prej figurave më të afërta për mbështetësit e Brexit.

Andrea Leadsom : finaliste fatkeqe në garën për postin e shefit të qeverisë në 2016 përballë Theresa May, ministrja e ngarkuar me Marrëdhëniet me Parlamentin është një mbështetëse e flaktë e Brexit.

 

Fraksion.com