Bojatisja e ministrisë; Lleshaj – Bashës: Dikur e turpërove, sot e njollose!
Ashtu si kryeministri Edi Rama që postoi videon e protestuesit të PD që hedh bojë të zezë mbi muret e godinës së Ministrisë së Brendshme, ka reaguar edhe Sandër Lleshaj për këtë sulm të opozitës.
Por, ndryshe nga shefi i tij, Lleshaj nuk e ka kritikuar opozitën me nxirjen e imazhit të Shqipërisë në sytë e ndërkombëtareve, por ia ka kushtuar akuzat në Twitter kreut të PD, Lulzim Basha.
Duke u kthyer pas në kohën kur Basha drejtori ministrinë e Brendshme, ai shkruan se dikur lideri e opozitës e turpëroi dhe sot e njollos institucionin.
Modeli i sjelljes politike të Lulzim Bashës ndaj Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë, të cilën dikur e ka turpëruar si kreu saj dhe sot mundohet të njollosë me mjetet e tij. pic.twitter.com/8NlKNiGjhx
— Sandër Lleshaj (@SanderLleshaj) March 28, 2019
Fraksion.com