AktualitetPolitikëTë fundit

Basha nxit turmën drejt përplasjes me policinë: Nuk ka gardh me gjemba që e ndal vrullin tuaj

Turma e militantëve para Kuvendit ka intensifikuar përplasjet me policinë gjatë fjalës së Lulzim Bashës.

Ka qenë pikërisht momenti kur kryedemokrati tha se nuk ka gardh me gjemba që e ndal vrullin e qytetarëve.

“Nuk do të ketë mundësi askush t’ju godasë dhe t’ju marrë bukën e fëmijëve nga sot e tutje. Ne kemi nisur një rrugëtim pa kthim. Nuk trembemi, por do t’i përgjigjemi Ramës sy për sy e dhëmb për dhëmb. Demokraci ose vdekje!” – tha Basha.

Ai përshëndeti protestuesit e arrestuar për dhunën në protestat e mëparshme ndërsa tha se Kuvendi i sotëm është një kotec.

Ndërkohë në drejtim të forcave të rendit vijon hedhja e sendeve të forta si dhe përplasja fizike që në fillim të protestës.

 

Fraksion.com