AktualitetPolitikëTë fundit

Basha mbyll protestën: Zgjedhje me Ramën s’do të ketë; Nuk jemi këtu për karrige

Kreu i Partisë Demokratike ka mbyllur protestën e sotme të opozitës, duke mbajtur si gjithnjë fjalimin përmbyllës nga selia blu. Ai ka thënë para protestuesve se zgjedhje me Edi Ramën nuk do të ketë.

“Qëndresa dhe beteja jonë po hap një horizont të ri për një të ardhme shqiptare, për shpresën e së ardhmes për shkak të një bande hajdute që ka marrë peng vendin. Orët e kësaj bande po numërohen mbrapsht në çdo protestë si kjo e sotmja, – u shpreh Basha. – Asnjë në këtë protestë nuk është këtu për karrige për pushtet e aq më pak për pazare, por kundër pazareve në kurriz të popullit, qytetarëve, lirisë e demokracisë. Me ju, në shi e në diell, në çdo kohë, në këmbë, në marshim do jem gjithnjë unë. Jeni ju që nuk na braktisët në betejat tona të demokracisë, ne nuk do iu braktisim në ëndrrat tuaja më të bukura për mirëqenie evropiane. Kjo është beteja për të cilën luftojmë, për të cilën çohemi çdo mëngjes dhe do vazhdojmë deri në fitore deri në çlirimin e Shqipërisë. Kush nuk e ka kuptuar le ta kuptojë mirë, zgjedhje me Edi Ramën nuk do të ketë. Pakt me Maduron e Ballkanit nuk do të ketë. Kjo betejë ka nisur për të çliruar Shqipërinë”, – theksoi kryeopozitari.

 

Fraksion.com