Rama: Nuk është Siria po QSUT në vitin 2013
Kryeministri Edi Rama ndau sot një pamje ku shihen kushtet në të cilat ndodhej Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza në vitin 2013.
“Nuk është Siria po Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza 2013”, u shpreh Rama.
Aktualisht janë dy projekte madhore që do të transformojnë Qendrën Spitalore Universitare, siç është Spitali i Ri i Sëmundjeve të Brendshme dhe Spitali i ri i Kirurgjikal.
Projekti transformues me vlerë 25 milion euro është vijim i investimeve madhore të qeverisë, në fushën e shëndetësisë.
Këto dy investime të rëndësishme, pjesë e projektit për modernizimin e qendrës më të madhe spitalore në vend, do të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e shërbimit shëndetësor për qytetarët, jo vetëm të Tiranës, por të të gjithë Shqipërisë (duke marrë parasysh se 50% e pacientëve që marrin shërbim çdo vit në QSUT vijnë nga jashtë Tiranës).
Nga të dy investimet që po kryhen në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” do të përfitojnë rreth 50.000 pacientë në vit, rreth 5,000 punonjës staf mjekësor dhe jo mjekësor, si dhe rreth 1,000 studentë të mjekësisë.
Spitalit i ri 7-katësh i sëmundjeve të brendshme, do të përfundojë në 36 muaj. Ky spital do të zëvendësojë spitalin e njohur si 6-katëshi në QSUT dhe do të ketë një kapacitet prej 271 shtretërish dhe do të pajiset me aparatura moderne të teknologjisë së lartë.
Fraksion.com