AktualitetTë fundit

Zgjaten me tre muaj hetimet ndaj Llallës; Akuza për pastrim parash

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka zgjatur edhe me tre muaj hetimet ndaj ish Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla. 

Hetimi ndaj Llallës nisi në mars të vitit 2018 për akuzat e “fshehjes se pasurise”, “mosdeklarim i te hollave ne kufi”, “pastrim parash” dhe “shperdorim te detyres”.

Ish-Kryeprokurori ka bere ankim ne Gjykaten e Shkalles se Pare te Krimeve te Renda kunder zgjatjes se afatit, kerkese qe pritet te shqyrtohet nga gjyqtari Bib Ndreca.”.

Një apartament banimi në Durrës dhe mijëra katrorë tokë arë në Tiranë janë disa nga pronat që iu sekuestruan Lllallës.

Llalla i shpëtoi procesit të Vettingut, pasi paraqiti dorëheqjen nga sistemi para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. KPK-ja pranoi kërkesën e Llallës duke e nxjerrë nga sistemi dhe duke mos kaluar në Vetting. Komisioneri Publik ankimoi pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, vendimin e KPK-së. Në 11 qershor, KPA shqyrtoi kërkesën e Komisionerit Publik, dhe vendosi të linte në fuqi vendimin e KPK-së duke e lënë Llallën jashtë sistemit dhe pa kaluar në Vetting.

Pas largimit të Llallës nga posti i Kryeprokurorit, Departamenti i Shtetit ndaloi publikisht hyrjen e Adriatik Llallës dhe familjes së tij në Shtetet e Bashkuara, me argumentin se “ka informacione për përfshirje të tij në raste domethënëse korrupsioni”.

 

Fraksion.com