Reperja rrëfen të shkuarën: I ftoja për seks, i drogoja dhe u vidhja lekët!
Përpara se të bëhej një repere e famshme, Cardi B ishte një vajzë amerikane me forma super-seksi që kishte zgjedhur të punonte si striptiste. Dhe e shkuara e saj nuk resht së përndjekuri artisten amerikane.
Ajo së fundmi ka komentuar një video të vetën në Youtube, ku thotë disa të vërteta lidhur me atë çka bënte si striptiste.
Cardi B tregon mënyrat e ndryshme që përdorte për të fituar lekë dhe, këtu përfshihet drogimi i meshkujve dhe arratisja nga dhoma e hotelit.
Por, ajo pranon se nuk do të donte të ndryshonte të shkuarën e saj. Sot Cardi B është shndërruar në reperen më IN të momentit dhe çdo këngë e saj bëhet hit, por jo gjithmonë ka qenë kaq e suksesshme.
“Po shoh se një live që kam bërë tre vite më parë ka shpërthyer kudo nëpër mediat sociale. Një live ku unë kam folur rreth gjërave që më është dashur të bëj në të shkuarën, të drejta ose të gabuara, që ndjeja nevojën për t’i bërë si një mënyrë mbijetese. Kurrë s’kam pretenduar që jam perfekte ose vij nga një botë perfekte me një të shkuar perfekte. Jam pjesë e një kulture hip hop- i, ku flitet prej nga ku ke ardhur dhe për gjërat e gabuara që ke bërë për të mbërritur këtu ku je sot. Ka reperë që ngrenë në piedestal vrasjen, dhunën, drogat dhe vjedhjen. Krime që ndjenë se duhet t’i bënin për të mbijetuar. Kurrë nuk i kam çmuar ato gjëra që tregova në live, madje as nuk i kam përfshirë në muzikën time, sepse nuk jam krenare për to dhe ndjej përgjegjësinë për të mos i promovuar. Dikur i bëra ato zgjedhje sepse kisha shumë pak mundësi të tjera. Isha e bekuar që munda të dal që aty, ndonëse shumë gra nuk munden. Sidoqoftë ato mbeten zgjedhje tepër të cekëta në një kohë kur më duhet t’i bëja për të mbijetuar.” duke shtuar se ka një të shkuar të cilën s itë gjithë ne, nuk e ndryshon dot”, ka shkruar Cardi B në postimin e saj.