Matteo Salvini, me të dashurën e tij të re në kinema (Foto)
Është zyrtare. Pas thashethemeve, ka ardhur konfirmimi. Matteo Salvini ka dalë hapur në publik së bashku me të dashurën e tij të re, Francesca Verdini në promovimin e filmit Dumbo në kinemanë moderne “Space” në Romë.
Të dy mbërritën dorë për dore, duke buzëqeshur. Vajza e ish-parlamentarit Denis Verdini, 26 vjeçe, kishte veshur një fund të zi të shkurtër, flokët e lëshuara mbi shpatullat e saj dhe një buzëqeshje që i shndriste. Ndërsa, ministri i Brendshëm italian, rrezatonte me kokoshka në duart e tij.
Disa ditë pasi edhe Luigi Di Maio doli hapur në shoqërinë e të dashurës së tij, Virginia Saba, zëvendëskryeministri Salvini gjithashtu përfitoi nga një eveniment shoqëror për të paraqitur partneren e tij të re.
Matteo dhe Francesca ishin parë së bashku në një restorant pranë Montecitorio. Gjurmët e lidhjes gjithashtu u transferuan edhe në mediat sociale: profili i vajzës është një nga të paktët, e ndjekur nga zëvendëskryeministri.