AktualitetTë fundit

Marku, prokurorëve: Na vjen turp; Nuk jemi supermarket

Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku, ka hedhur kritika të forta ndaj disa prokurorëve në Prokurorinë e Përgjithshme të Krimeve të rënda, për shkak se sipas sa, disa prej tyre kanë informacione dhe dokumente sekrete në media. Ajo iu drejtua prokurorëve, duke i porositur që gazetarët nuk duhet të jenë pjesë e procesit hetimor.

“Gjatë këtij viti, disa prokurorë, kanë keqpërdorur funksionin e detyrës së tyre, duke na kanë bërë që ta në vijë turp që jemi prokurorë, pasi kanë nxjerrë ne media dosje penale. Disa nga çështjet sensitive, kanë qenë debat politik në emisione dhe artikuj të shkruar në gazeta, duke trazuar politikën në vend. Këto janë gjëra që  nuk thuhen në një situatë nomale, – tha Marku. – Të githë e dinë mirë se çfarë duhet bërë, por interesi i secilit prej nesh, duhet të jetë vetëm hetimi dhe zbardhja e plotë e tyre në çështje të reja e të vjetra. Kjo duhet bërë me çdo kusht, se ne jemi organ hetimi dhe jo një supermarket… Më vjen keq, se disa prej jush këto gjëra nuk i meritojnë”.

Marku iu drejtua prokurorëve që të fokusohen te puna për çështje që kanë tronditur opinion publik.  “Hetimi të jetë i pavarur. Mbani lag medias hetimet, mos lini pas dore hetimet pasurore, hetimi i anti-mafia, lë shumë për të dëshiruar. Disa prokurorë, kanë keqpërdorur funksionin e tyre”, – u shpreh Marku në analizën vjetore të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Kritikat e Markut, kanë të bëjnë me dosjen e ish-ministrit Sajmir Tahiri, dokumente dhe të dhëna të të cilit dolën në media dhe që u kthyen në debate televizive. Pikërisht pas këtyre të dhënave të reja (bëhet fjalë për disa letër porosi të ardhura nga Mali i Zi), që publiku u informua para në kohë rekord, u formulua edhe akuza e re nga ana e Gjykatës së Krimeve të Rënda ditën e djeshme, trafikim i narkotikëve të kryer në bashkëpunim, në formë të posaçme të grupit të strukturuar kriminal, si dhe korrupsionin pasiv të funksionarëve të lartë shtetëror.

Një tjetër dosje që u zbulua në media, madje dhe nga Zëri i Amerikës, është edhe ajo e kryebashkiakut Vangjush Dako, i cili del në përgjime se ka biseduar me trafikantë droge, duke diskutuar për zgjedhjet parlamentare të 2017-ës.

 

Fraksion.com