AktualitetPolitikëTë fundit

Kush është “shefi i madh” që përmend Alizoti; Salianji, përgjime të reja

Ish deputeti i PD-së, Ervin Salianji doli sot në një konferecë për shtyp dhe akuzoi sërish qeverinë Rama, se ka fabrikuar e mbajtur me para dëshmitarin e rremë të çështjes Babale, Fredi Alizotin.

Sot, Salianji ka publikuar përgjime të reja dhe thotë se urdhrat që Alizoti të mbahej me para nga drejtuesit e policisë së Fierit i jepte shefi i madh, që sipas tij është ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

 

“Rama u investua në fabrikimin e dëshmitarit të rremë. Por të verbuar nga pushteti ata lanë pas në dosje gjurmë të falsifikimit të provave. Dosja Xhafaj është prova më konkrete që Shqipëria është sot një narkoqeveri. Përgjigjet zyrtare të pazbardhura nga prokuroria në mënyrë të qëllimshme tregojnë se dëshmitari i Ramës është blerë. Faktojnë vendosjen e policies, prokurorisë nën urdhrat e një trafikanti që mori përsipër rolin e aktorit për të shpëtuar Ramën. Drejtuesit e policisë në Fier paguajnë Fredi Alizotin me urdhër nga ai që ka deleguar qepjen e kësaj historie. Është Fatmir Xhafaj”,- tha Salianji

Më 7 qershor 2018 siç dëgjohet edhe në audiopërgjim, Alizoti ka kërkuar nga drejtori i policisë së Fierit të takohet me shefin e madh. Në atë kohë, siç tha ish-deputeti Xhafaj rezulton t♪7 ketë qënë në një vizitë jashtë shtetit, në Kroaci.

 

Deklarata e plotë  e Ervin Salianjit

Përgjimet zyrtare, që Prokuroria në mënyrë të paligjshme, nuk i ka zbardhur, faktojnë se dëshmitari i Edi Ramës është i sajuar, është blerë dhe mbajtur me lekë për llogari të pushtetit të Edi Ramës.

Përgjimet zyrtare faktojnë në mënyrë tronditëse vendosjen e policisë, prokurorisë, dhe qeverisë nën urdhrat e një trafikanti të dënuar, që mori përsipër rolin e shpëtimtarit të qeverisë së Edi Ramës.

Sot po bëjmë publik dy përgjime, që faktojnë jo vetëm se drejtuesit e policisë në Fier paguajnë dëshmitarin e sajuar, Fredi Alizoti, por që, ai qe ka deleguar qepjen e kesaj afere është edhe ai që në bisedë quhet “shefi i madh” dhe që faktet provojnë se ai është Fatmir Xhafaj.

Edi Rama vuri bast karrigen e kryeministrit, kur opinioni publik u njoh me faktet tronditëse të trafikut të drogës nga vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Në atë kohë, Edi Rama shpalli i pari pafajësinë e Agron Xhafajt dhe akuzoi Partinë Demokratike se kishim sajuar ngjarjen.

Opinioni publik e ka parë përgjatë gjithë këtij viti sesi policia dhe prokuroria u vunë në shërbim të karriges së Edi Ramës dhe u investuan me sajimin e dëshmitarit të rremë kundër opozitës.

Ata sajuan dosjen sipas porosisë së Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës, për të marrë të pandehur denoncuesit e krimit qeveritar. Por, të verbuar nga pushteti, lanë pas në dosje, gjurmët tronditëse të vënies së shtetit në shërbim të mbulimit të krimit dhe fallsifikimit të provave.

Dosja “Xhafaj” është prova më konkrete se Shqipëria është sot një narkodemokraci, ku policia dhe prokuroria nuk janë në shërbim të zbulimit të së vërtetës, por të linçimit të kundërshtarëve të qeverisë dhe mbrojtjes së trafikantëvë të drogës, në këtë rast, të vëllait të Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Përgjimet zyrtare, që Prokuroria në mënyrë të paligjshme, nuk i ka zbardhur, faktojnë se dëshmitari i Edi Ramës është i sajuar, është blerë dhe mbajtur me lekë për llogari të pushtetit të Edi Ramës.

Përgjimet zyrtare faktojnë në mënyrë tronditëse vendosjen e policisë, prokurorisë, dhe qeverisë nën urdhrat e një trafikanti të dënuar, që mori përsipër rolin e shpëtimtarit të qeverisë së Edi Ramës.

Sot po bëjmë publik dy përgjime, që faktojnë jo vetëm se drejtuesit e policisë në Fier paguajnë dëshmitarin e sajuar, Fredi Alizoti, por që, ai qe ka deleguar qepjen e kesaj afere është edhe ai që në bisedë quhet “shefi i madh” dhe që faktet provojnë se ai është Fatmir Xhafaj.

Siç e dëgjuat, dëshmitari i sajuar i kërkon Drejtorit të Policisë së Fierit të takohet me shefin e madh. Këto biseda mes Drejtorit të Policisë së Fierit dhe dëshmitarit të sajuar janë zhvilluar në datat 7 dhe 8 qershor 2018. Në këto data, është e vërtetë se shefi i madh i policëve ndodhet jashtë shtetit. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Brendshme, shefi i madh, Fatmir Xhafaj, ndodhet në Kroaci, në një vizitë zyrtare.

Përgjimet faktojnë se Edi Rama e ka humbur bastin. Ai është faktuar si arkitekti i mbrojtjes së trafikantit të drogës Agron Xhafaj, ndërsa Fatmir Xhafaj si ministri që vuri policinë dhe prokurorinë në shërbim të fallsifikimit të së vërtetës.

Partia Demokratike ka vendosur të kallëzojë penalisht drejtuesit e policisë së Fierit dhe 4 prokurorët e çështjes “Xhafaj” për shpërdorim detyre, fallsifikim të provave dhe fshehjen e së vërtetës.

Sado të paprekshëm të duken tani, narkoshteti i ndërtuar prej Edi Ramës, nuk do të triumfojë! Herët apo vonë, Edi Rama dhe shërbëtorët e tij do të përballen me ligjin dhe drejtësisë e vërtetë!

 

Fraksion.com