AktualitetTë fundit

Furtunë në Dogana e Tatime: Largohen drejtuesit, kush i zëvendëson

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka shkarkuar nga detyra drejtoreshat e Tatimeve dhe të Doganave, Vasilika Vjero dhe Belinda Ikonomi.

Sipas Report Tv Enton Duro është emëruar drejtori i ri i Tatimeve, ndërsa Arlind Gjokutaj, nga Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave emërohet në krye të drejtorisë së Doganave.

Mësohet gjithashtu se Ikonomi pas largimit nga Doganat do të marrë postin e zëvendës ministres se Ekonomisë. Ndërkohë që nuk dihet posti që do të mbajë Vasilika Vjerro në të ardhmen.

 

Fraksion.com