AktualitetKosovaTë fundit

Ambasadori zviceran në Drenicë: Ne po ua ndërtojmë ujësjellësit; Ju po paguani veteranë të rrejshëm

Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet është treguar i ashpër sot në Skenderaj.

Ai ka përmendur numrin e veteranëve, duke thënë që nuk duhet paguar veteranët e rrejshëm, e pastaj të tjerët të investojnë në projekte qenësore për qytetarët.

Nga Skenderaj ai foli edhe për shërbyesit civil në Kosovë, tha se numri i tyre është tri herë më i madhe se në vendet e rajonit. Kadri Veseli ishte aty, i foli për veteranët.

Ambasadori Lebet, foli kështu në përurimin e ujësjellësit në disa fshatra të Skenderajt, duke thënë se nuk është normale që qeveria prej nga vjen ai të financojë projekte të tilla, ngase sipas tij, Kosova ka para, por nuk duhet keqpërdorur, raporton KP.

Ai ka thënë se vlera e projektit të ujësjellësit kushton 2.5 për qind e vlerës së ndarë për pensionet e veteranëve, këtu ai ka thënë se ka shumë veteranë të rrejshëm që marrin pensione pa meritë.

Kësaj deklarate të ambasadorit i ka reaguar kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili ka thënë se në vendin ku po përurohet ujësjellësi, ka shumë luftëtarë të vërtetë të cilët kanë qenë në UÇK.\

 

Fraksion.com