Zbardhet vrasja e Jurgen Kurtit; Arrestohen 3 persona, 1 në kërkim
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur më datë 18 mars 2019, në rrugën “Zef Jubani”, ku u vra me armë zjarri 26-vjeçari Jurgen Kurti, i njohur si menaxher i VIP-ave.
Blutë e Kryeqytetit kanë arrestuar tre shtetas si bashkëpunëtorë në vrasje, si dhe kanë shpallur në kërkim një tjetër.
Gjithashtu është sekuestruar një armë zjarri “Pistoletë TT”, automjeti që u ka shërbyer autorëve për tu larguar nga vendngjarja, fishekë luftarak, një sasi e vogël lënde narkotike, 2470 Euro e lekë shqiptare, si dhe dy makina luksoze.
Janë ndaluar/arrestuar shtetasit:
– E. L., 21 vjeç, lindur në Athinë/Greqi dhe banues në Tiranë;
– A. B., 33 vjeç, lindur në Patos dhe baunes në Patos, Fier;
-O. Q., 22 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Patos.
Nga informacionet e grumbulluara, provat e administruara dhe të sekuestruara, si dhe tërësia e veprimeve hetimore të kryera, dyshohet se autorët e kësaj ngjarje janë shtetasit e mësipërm së bashkë me një shtetas tjetër të shpallur në kërkim.
Policia gjatë kontrollit fizik dhe në banesat e këtyre shtetasve gjeti dhe sekuestroi një automjet që u ka shërbyer autorëve për tu larguar nga vendi i ngjarjes, si dhe dy makina të tjera luksoze.
Gjithshtu u gjet dhe një armë zjarri “Pistoletë TT”, fishekë luftarak, një sasi prej 2470 Euro e lekë shqiptare, 13 aparate celular, si dhe një sasi e vogël lënde narkotike.
Veprimet hetimore janë në vazhdim e sipër për të bërë të mundur dokumentimin e plotë me prova ligjore të personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje, si dhe për dokumentimin e motiveve të kësaj ngjarje.
Për arsye hetimore nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera pasi cënojnë hetimin.
Materialet ju dërguan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”, “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.
Fraksion.com