Vendet arabe dhe Rusia kundër vendimit të Trumpit për Rrafshnaltën e Golanit
Rusia, Irani dhe një numër i vendeve arabe, përfshirë aleatët e SHBA-së në Gjirin Persik, kanë kritikuar vendimin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump për njohjen e sovranitetit të Izraelit në Rrafshnaltën e Golanit.
Këto vende thonë se një vendim i tillë shkel ligjin ndërkombëtar dhe minon stabilitetin rajonal.
“Nisur nga pikëpamja e një zgjidhje politike në Lindjen e Mesme dhe atmosferës politike në Siri padyshim se vendimet e tilla kanë pasoja”, tha Dmitri Peskov, zëdhënës i presidentit rus, Vladimir Putin.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, më 25 mars, nënshkroi njohjen e sovranitetit të Izraelit në Rrafshnaltën e Golanit.
Izraeli e okupoi rajonin nga Siria gjatë luftës së vitit 1967 dhe bëri aneksimin efektiv në vitin 1981. Ky veprim nuk mori mbështetjen ndërkombëtare.
Presidenti i Iranit, Hassan Rohani tha se “askush nuk mund të imagjinojë që një person në Amerikë i jep territorin e një kombi një vendi tjetër okupues”.
Sipas presidentit iranian një veprim i tillë është i pashembullt në këtë shekull.
Arabia Saudite, Bahrein,Katari dhe Kuvajti, të gjitha vende aleate të Uashingtonit, gjithashtu kundërshuan vendimin.
Në Siri, agjencia shtetërore e lajmeve raportoi se mijëra njerëz kanë protestuar ndaj vendimit të Trumpit.
Izraeli e okupoi rajonin nga Siria gjatë luftës së vitit 1967 dhe bëri aneksimin efektiv në vitin 1981. Ky veprim nuk mori mbështetjen ndërkombëtare.
Vendimi nga ana e presidentit, Donald Trump pason zhvendosjen e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Jerusalem gjatë vitit të kaluar, veprim ky që gjithashtu zemërimin e palestinezëve dhe arabëve.
Fraksion.com