AktualitetTë fundit

Shqiprimi kandidat për Parlamentin Evropian

Shqiprim Thaçi është kandidat në zgjedhjet për Parlamentin Evropian. Ai kandidon në Belgjikë, në listën e ekologjistëve.

Një të shtune në vitin 2009, Shqiprim Thaçi ishte duke bërë muzikë me rok bandin e tij në një lokal në qytetin Eupen të Belgjikës kur disa nga mysafirët ju kishin ofruar dhe i kishin treguar se janë nga Partia e Gjelbër e rajonit. Ekologjistët ju kishin ofruar Shqiprimit të frymëzuar nga përbërja multietnike e bandit të tij – Kapitulli i Dytë, i përbërë nga gati secila etni që jeton në rajon. Ndërsa, Shqiprimi i njihte të gjelbërit nga guximi dhe personaliteti i Joschka Fischerit, kreut të dikurshëm të ekologjistëve gjermanë, i cili ishte ministër i Jashtëm i Gjermanisë në kohen e ndërhyrjes së NATO-s.

Shqiprimi kandidat i ekologjistëve

Një djalë me personalitet kompleks të artistit, aktivistit dhe profesionistit Shqiprimi ka jetuar në Zvicër, Kosovë, Gjermani, për tu vendosur përfundimisht në pjesën gjermanofone të Belgjikës, që tash është bërë shtëpia e tij. Pas viteve të një jete të mbushur me aktivizëm dhe lëvdata edhe nga institucionet më të larta belge, Shqiprimi tash është kandidat i Partisë së Gjelbër për Parlamentin Evropian. Ai i prinë listës së Partisë së Gjelbër për vendin e komunitetit të vet dhe nuk është pa shanse për ta fituar këtë ulëse. Në zgjedhjet e kaluara Partia e Gjelbër e Belgjikës Ecolo, në garë për këtë ulëse ka dalë e dyta, menjëherë pas konservatorëve që garojnë me partinë Evropiane EPP.

Zgjedhjet për PE

Zgjedhjet për Parlamentin Evropian do të mbahen nga 24 deri më 26 maj, kur të gjithë evropianët e moshës madhore në vendet anëtare të Bashkimit Evropian do të kenë të drejten e votës dhe të zgjedhin përfaqësuesit e tyre. Përfaqësimi i vendeve bëhet me numër proporcional me popullatën, por duke ofruar një minimum të vendeve për shtet e vogla. Përfaqësimin e shteteve nëse ulëset do të ndahen sipas rajoneve apo një njësi zgjedhore për tërë shtetin e vendosin vet vendet anëtare. Belgjika ka vendosur që njësisë së vet gjermanofone me 45 mijë votues, t’ia japë jë ulëse në Parlamentin Evropian. Në këtë garë marrin pjesë 10 grupime të mëdha evropiane pjesë të të cilave janë partitë nacionale.

Fushata me çështje lokale dhe globale

Shqiprimi fushatën e vet e mbështetë në disa çështje kyçe për komunitetin e tij dhe vlerat liberale evropiane: “Me rëndësi është mbështetja e BE-se për rajone. Duhet të sigurohemi se rajoni prej nga vi unë do të marrë hisen e vet nga fondet e Bashkimit Evropian”, ka thënë ai. Vlerat tjera të ekologjistëve janë pjesë e programit të tij. “Ngrohja globale dhe ndryshimet klimatike janë gjëra që na afektojnë të gjithëve pa ndryshime të etnisë dhe nacionalitetit. Janë gjëra të rëndësishme edhe për mua edhe për votuesit e mi. Gjithashtu edhe çështjet e lirisë së fjalës janë të rëndësishme dhe do zënë vend në fushatën time, si çështje që preokupojnë tërë partinë”.

Së fundi ai ka bërë një fotografi me gojën e mbyllur nga një letër, ku shkruan ART 13. Kjo i referohet artkullit 13 të BE-së, që ka ngritur kontroversa rreth lirisë së shprehjes ne BE. Shqiprimi mendon se partia e tij ka programin më koherent dhe më të bashkuar nga të gjitha partitë evropiane. Sipas tij, programet e ekologjistëve janë identike dhe nuk dallojnë varësisht nga shteti. Ndërsa për partitë tjera thotë se ato dallojnë, varësisht nga diferencat nacionale. Për shermbull në EPP kemi liderë si Angela Merkel dhe Viktor Orban i Hungarisë (i cili tashmë është pezulluar momentalisht nga EPP).

Nga Kapitulli II në kapitullin e tretë

Shqiprimi ka ardhur në Belgjikë në moshën 16-vjeçare dhe për pak vite ka arritur të mësojë edhe gjuhën dhe të kryej universitetin në gjuhën franceze. Ka punuar në bankat lokale, asistent në në një shkollë të lartë (niveli universitar), asistent i diplomatit zviceran në marrëdhënie me Parlamentin Evropian. Ka qenë aktiv edhe në shoqëri, muzikë dhe aktivitete vullnetare në Berlgjikë. Nëse fiton, Shqiprimi do të ishte deputeti i parë me origjinë shqiptare në PE.

Muzika e filluar me Kapitullin i Dytë është vazhduar si profesion nga vëllai i Shqiprimit (Vendim Thaçi) që tash është instrumentalist i kitarës klasike. Ndërsa Shqiprimi pretendon të fillojë kapitullin e tretë  – në Parlamentin Evropian./DW

 

Fraksion.com