Shqipëria nuk është e krushqive: Cakaj shkarkon 20 punonjës të Shërbimit Diplomatik
Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, ka njoftuar se ka shkarkuar një pjesë të stafit diplomatik.
Në një deklaratë për median Cakaj njoftoi sot se mbi 20 punonjës të shërbimit diplomatik janë shkarkuar dhe transferuar.
“Në 77 ditët e punës sime në krye të këtij institucioni kam ngritur një grup pune për cilësinë e burimeve njerëzore të shërbimit diplomatik.
Dhe sot kam vendosur që të shkëpus marrëdhënien me një pjesë të punonjësve që nuk përmbushin kushtet ligjore dhe profesionale.
Një pjesë tjetër e punonjësve do të transferohen për të vepruar dhe punuar sipas nevojave reale të punës. Fillimisht se numri i të prekurve nga kjo reformë do të shkojë mbi 20. Shqipëria nuk është e mive, krushqive dhe kushërinjve, por e të gjithëve” – tha Cakaj.
Fraksion.com