AktualitetDialogKosovaRajoniTë fundit

Scott: Procesi i dialogut Kosovë-Serbi është komplikuar

Ambasadori i SHBA-së, Kyle Scott, ka thënë sot se situata në procesin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë është shumë komplekse. Ai thotë se nuk është e dobishme që të dy palët të vazhdojnë ta fajsojnë njëra tjetrën.

Scott u tha gazetarëve në Beograd se është e nevojshme që të dyja palët të ulen për tryezën e negociatave dhe të normalizojnë dialogun.

“Kjo është ajo për të cilën angazhohen SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian, dhe kjo është arsyeja pse ne përqendrohemi në të dy anët”, ka thënë Kosnett.

Ministri i Brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq, tha se është mirë që SHBA-ja dhe BE-ja kanë bërë thirrje për heqjen e taksave të Kosovës për mallrat nga Serbia dhe BeH, por që, sipas tij, nevojitet presion shtesë për ta arritur këtë.

 

Fraksion.com