Rama: Rilindja e qendrave shëndetësore vazhdon çdo ditë
Kryeministri Edi Rama tha sot se rilindja e qendrave shëndetësore vazhdon çdo ditë.
Nëpërmjet një video të postuar prej tij në rrjetin social, Rama tregon se Qendra shëndetësore në Perlat, Mirditë, ka ndryshuar rrënjësisht në kuadër të investimeve nga programi kombëtar për rikonstruksionin e 300 qendrave shëndetësore deri në fund të këtij mandati qeverisës.
Për doktorin Fatmir Nikolli, i cili prej 10 vitesh punon në këtë qendër shëndetësore, “më parë çfarë binte jashtë futej brenda dhe çdo gjë ishte jashtë standardit”. “Tani pacientët e ndiejnë ndryshimin e madh që ka ndodhur dhe vijnë të kënaqur dhe shërbimi jepet më lehtë dhe është shumë mirë”, tha ai.
Donika Radaçi, infermiere në këtë qendër tha se, më parë godina nuk mund të quhej qendër shëndetësore, pasi kishte lagështirë dhe myk. “Sot ka ndryshuar 100% dhe ne si personel ndjehemi shumë komod”, tha ajo.
Edhe qytetarët shprehen shumë të kënaqur nga ndryshimet në këtë qendër.
Postimi:
“MIRËMËNGJES 😃
dhe me rilindjen e vështirë të qendrave shëndetësore të Shqipërisë, që vazhdon çdo ditë me një hap të vogël, ju uroj një ditë të mbarë 😊
Fraksion.com