OSBE vlerëson Policinë për rolin në zgjedhje
Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri Bernd Borchardt ka vlerësuar rolin e policisë së shtetit në zgjedhjet e 2017.
Gjatë aktivitetit ‘Roli i Policisë së Shtetit gjatë procesit zgjedhor’ ai theksoi se puna e efektivëve në procesin zgjedhor të 2017 ishte e kënaqshme.
“Në zgjedhjet e 2017 puna e Policisë së Shtetit ishte e kënaqshme. Kam besim se policia do të jetë e paanëshme. Prezenca e OSBE do të vijojë që të jetë një partner strategjik”, deklaroi ambasadori i OSBE-së.
Ndërkohë Bernd Borchardt është sulmuar nga opozita. pas thirrjeve për PD-në dhe LSI-në që të futen në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.
Fraksion.com