SportTë fundit

Në listën e Armand Dukës…

Fitorja ndaj Andorrës i jep Shqipërisë frymëmarrje ndërsa Armand Dukës më shumë kohë për të vlerësuar të gjithë emrat që qarkullojnë në tavolinën e tij. Pas eksperimentit të dështuar më C.Panuccin, një ish lojtarë i madh, me pak kosto financiare por dhe me shumë pak eksperiencë si trajner, përfundimi tashmë dihet, vështirë të mendosh që Duka do t’ia besojë sërish “dashurinë” e tij më të madhe një tjetër “kursanti”.

Duka

Në listën e tij janë vendosur ekspertë të botës së treningut, emra të mëdhenj si Edi Reja, Luigi De Canio apo Roberto Donadoni, tre trajner me një CV shumë të pasur që mund ti shkojnë përshtat Kombëtares. Si gjithnjë në këtë listë nuk mungon asnjë herë Gianni De Biasi, opinioni sportiv por dhe “këshilltarët” e Dukës e afrojnë gjithnjë De Biasin me futbollin shqiptar, fundja me të drejtë pasi është trajneri më i suksesshëm.

E nisim nga i pari dhe më i kuotuari, Edi Raja. Ish trajneri i Lazios, Napolit, e shumë ekipeve të tjera ka pranuar publikisht se ka pasur një ofertë nga drejtuesit e Federatës, thjeshtë mori më shumë kohë për të marrë një vendim final. Vetëm detajet ekonomike mund të largojnë Rejan nga stoli kuqezi. Lojtarët kërkojnë që pasuesi i Panuccit të jetë italian, të gjithë ndihem me komod me një “azzurr” në stol, madje dhe vetë Duka, dashuria e tij për teknikët italian nuk është më një sekret.

Spezia Ternana

Nëse dështon pista Reja, alternative mbetet dhe dy ish të famshëm , Luigi De Canio, i pa punë që nga janari pasi u shkarkua nga Ternana dhe një emër “big” si Roberto Donadoni, ish lojtar i famshëm i Italisë, ish trajneri i shumë ekipeve në Serie A dhe mbi të gjitha i përfaqësueses Italiane, për Shqipërinë, Donadoni do të ishte një luks.

88e57332265a7422

Në sytë e Armand Dukës aktualisht është ende herët që një trajner shqiptar të marrë drejtimin e Kombëtares, pavarësisht se Bulku bëri mirë, emri i vetëm që e josh ndër vite është ai i Besnik Hasit. Në pritje për të vendosur se kush do të jetë trajneri i ri, BalkanWeb mëson se Armand Duka nuk është i “disponueshëm” këto ditë. Aktualisht presidenti i FSHF ndodhet në Andorra pasi ka preferuar të ndjek live sfidën e U-21-ve ndërsa më pas do të jetë në Prishtinë më 28 dhe 29 mars për takime të planifikuara.