Muri SHBA-Meksikë: Pentagon autorizon transferimin e 1 miliardë dollarëve
Pentagoni ka autorizuar transferimin e 1 miliardë dollarëve tek inxhinierët e ushtrisë për ndërtimin e mureve të reja përgjatë kufirit SHBA-Meksikë.
Këto janë fondet e para pas deklarimit të emergjencës kombëtare nga presidenti Donald Trump për të anashkaluar Kongresin dhe ndërtimin e murit që premtoi gjatë fushatës zgjedhore.
Demokratët kanë protestuar kundër lëvizjes.
Fondet e autorizuara nga Pentagoni do përdoren për të ndërtuar rreth 91 km rrethim.
Presidenti Trump e konsideron situatën në kufirin jugor një “krizë” dhe këmbëngul se një pengesë fizike është e nevojshme për të ndaluar kriminelët të kalojnë në SHBA.
Kritikët e tij thonë se presidenti ka fabrikuar emergjencën e kufirit.
Në një deklaratë Pentagoni tha se Sekretari i Mbrojtjes së SHBA, Patrick Shanahan autorizoi komandantin e Korpusit të Inxhinierëve të SHBA për fillimin e planifikimit dhe ekzekutimit deri në 1 miliardë mbështetje për Departamentin e Sigurisë Kombëtare, Doganave dhe Patrullës Kufitare”.
Fraksion.com