Më 8 qershor 2019: Paradë Shqiptare në SHBA; Çamëria në fokus
Në Diasporë, e kryesisht në Shtetet e Bashkuara, ku shumë shqiptarë kujdesen me fanatizëm për vlerat e tyre tradicionale dhe kulturore, rrënjët shqiptare vijojnë të ruhen e kultivohet ndër breza.
Në takimin e parë të Paradës Shqiptare për vitin 2019 organizatat shqiptare në Nju-Jork u mblodhën në shtëpinë e “Vatrës” në Bronx të Nju-Jorkut.
Organizatat shqiptare mbështetën idenë që Parada Shqiptare 2019 t’i dedikohet Çamërisë dhe të përkujtohet 75-vjetori i gjenocidid shqiptar (çam) nga shovenistët grekë!
Në mbledhje mori pjesë edhe deputeti i Bashkisë së Nju-Jorkut, Mark Gjonaj, raporton albinfo.ch.
“Greqia akoma nuk ka kërkuar falje dhe nuk e pranon gjenocidin””, tha ai. Përveç Paradës Shqiptare, do të ketë edhe aktivitete të tjera për të informuar komunitetin amerikan për gjenocidin që shteti grek i bëri popullsisë të pafajshme shqiptare. Parada Shqiptare organizohet më 8 qershor 2019, në Manhattan, Nju-Jork.
Fraksion.com