Mbi 1 miliard euro në 2018; Rekord i investimeve të huaja direkte
Banka Qendrore e Shqipërisë konfirmon rekord rritje të investimeve të huaja në vendin tonë për të pestin vit radhazi.
Sipas BSH-së, në muajin shtator 2018 stoku i investimeve të huaja në vendin tonë arriti në 7.4 miliardë euro. Ndërkohë që krahasuar me vitin 2014, investimet e huaja janë rritur me rreth 80%.
Sektori energjetik kryeson me rritjen më të madhe të investimeve, ku dominojnë projektet madhore të TAP dhe Devoll Hydropower.
Ndërkohë që sektorë të tjerë me vlera të larta të investimeve të huaja në ekonomi mbeten telekomunikacioni, informacioni, me pothuajse 1.2 miliardë euro.
Për të vijuar me sektorët strategjikë të shërbimeve dhe atë financiar bankar, ku sipas Bankës së Shqipërisë, vlera e investimeve të huaja arrin në 1.1 miliardë euro, ose 50% më shumë krahasuar me pesë vjet më parë.
Banka e Shqipërisë vëren se sipërmarrja e huaj po fiton përparësi edhe në sektorin e ndërtimit, ku stoku i investimeve të huaja arrin në 135 milionë euro.
Ndërsa lehtësimi i barrës fiskale për biznesin dhe sektorin e shërbimeve po nxit sipërmarrjet për rigjallërimin e aktivitetit në Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme që përbëjnë mbi 90% të biznesit në vend dhe kanë impakt të drejtpërdrejtë në rritjen e të ardhurave familjare.
Fraksion.com