AktualitetTë fundit

Makina luksi e skafe; Kush është i arrestuari për vrasjen e Kurtit

Pak minuta më parë Policia e Shtetit deklaroi se kishte zbardhur vrasjen e Jurgen Kurtit e ndodhur më datë 18 mars 2019, në rrugën “Zef Jubani”, si dhe arrestoi tre bashkëpuntorë në vrasje, e shpalli në kërkim një tjetër.

Mësohen se emrat e të arrestuarve janë Elsi Levendi lindur në Athinë/Greqi dhe banues në Tiranë, Olsi Qalliaj 22 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Patos dhe Alesio Berberi 33 vjeç lindur në Patos dhe baunes në Patos, Fier.

BalkanWeb ka mundur të sigurojë edhe foton e një prej bashkëpunëtorëve të dyshuar për vrasjen e Kurtit. I riu që shihni në foto është Olsi Qalliaj nga Patosi. Po t’i hedhësh një sy rrjeteve sociale të Olsi Qalliaj të bie në bie në sy jeta e luksit që djaloshi nga Patosi bën.

Edhe pse vetëm 22 vjeç, një nga të dyshuarit bën udhëtime nëpër Europë, ka veshje firmato si dhe nget makina të shtrenjta, por edhe një jaht.

Tre personat e përfshirë në vrasjen e menaxherit të VIP-ve janë arrestuar në Tiranë duke udhëtuar me makinë pasditen e djeshme. Në polici ata nuk kanë pranuar akuzat dhe nuk kanë dhënë detaje.

Te rinjtë e kanë ndjekur për disa ditë Jurgen Kurtin dhe janë kapur nga kamerat e sigurisë duke udhëtuar me mjetin “Benz” që u përdor edhe ditën e vrasjes.

Policia deklaroi më herët se gjatë kontrollit fizik dhe në banesat e këtyre shtetasve gjeti dhe sekuestroi një automjet që u ka shërbyer autorëve për tu larguar nga vendi i ngjarjes, si dhe dy makina të tjera luksoze.

Gjithshtu u gjet dhe një armë zjarri “Pistoletë TT”, fishekë luftarak, një sasi prej 2470 Euro e lekë shqiptare, 13 aparate celular, si dhe një sasi e vogël lënde narkotike.

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri

 

Fraksion.com