Life StyleTë fundit

Lady Gaga në lidhje me aktorin e famshëm?

Lady Gaga vetëm pak kohë më parë i dha fund fejesës me Christian Carino.

Dhe lëndën thashethemet për një romancë mes saj dhe Bradley Cooper që u mohua kategorikisht nga të dy.

Por tani duket se Lady Gaga po bën ndryshime në jetën dashurore.

Raportohet se këngëtarja është në një lidhje me aktorin e famshëm Jeremy Renner.

Një burim tha për Us Weekly se çifti po del së bashku. Renner është single pasi u nda nga bashkëshortja  Sonni Pacheco, me të cilën ka edhe një vajzë 6-vjeçare, Avan.

Këngëtarja dhe aktori nuk janë parë ende në publik së bashku.

Gaga i dha fund fejesës së shkurtër  me Carion në shkurt të këtij vitit, vetëm 2 vite pas nisjes së lidhjes mes tyre.

 

Fraksion.com